Video

Shpallen në kërkim motrat Berisha, dhunuan në mënyrë makabre 24-vjeçaren

shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një marrëdhënie e nisur mes 24-vjeçares dhe Mir Pepës, partnerit të Mariela Berishës.

F.m
Shpallen në kërkim motrat Berisha, dhunuan në mënyrë
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë rrahur në mënyrë çnjerëzore vajzën e identifikuar si Klea Prenga. Denoncimin e bëri vetë Prenga në Instagramin e saj, ku dhe ka publikuar dëmet e shpërfytyrimin nga dhuna. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një restorant në Tiranë, ku Klea Prenga po darkonte dhe shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një marrëdhënie e nisur mes 24-vjeçares dhe Mir Pepës, partnerit të Mariela Berishës. Pas dhunimit Prenga ka marrë dhe një mesazh ku shkruhet qartë se dhunën e kishte ‘dhuratë’ pikërisht nga Mariela. ZËRI mësoi nga burime zyrtare se policia është vënë në kërkim të motrave, por ato nuk janë gjetur në banesën e tyre. Vetë Klea thotë se nuk ka ndërhyrë mes asnjë çifti pasi personi që e ka sulmuar nuk ka burrë.

Poll

MOS HUMB