
Pamje nga aksidenti
TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi. Një autobus është përplasur me këmbët e urës dhe si pasojë 9 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në orën 05:00, njoftoi kanali televiziv publik TRT.
VIDEOJA nga AKSIDENTI:
Ai e kishte nisur udhëtimin e tij nga Eskişehir, një qytet në perëndim të Ankarasë. Ka dyshime se shoferin e ka zënë gjumi në timon, për shkak se në rrugë nuk ka shenja frenimi. Megjithatë hetimet kanë nisur për të zbuluar shkaqet e ngjarjes./ZËRI
Poll