
Dritan Idrizi
ITALI- Dritan Idrizi, 38 vjeç është vrarë në Itali pas një sulmi me thikë. Idrizi shkoi në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptare, që i kishte një borxh prej pesë mijë eurosh. Ai u nis bashkë me dy bashkatdhetarë të tjerë, të cilët ishin armatosur me shkopinj. Si fillim të dyja palët u përplasën verbalisht dhe më pas situata duket se doli jashtë kontrollit. Një prej kundërshtarëve që mbante një thikë në dorë e ka qëlluar Idrizin në zemër duke e lënë të vdekur. Deri më tani askush nuk është arrestuar.
Poll