Video

Krim në azil, historiani vret shokun

Dy të moshuarit vuanin nga skleroza.

F.m
Krim në azil, historiani vret shokun
Virxhil Vesho dhe Zyhdi Shehi

TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur në azilin privat të të moshuarve, “Ruaje moshën” që ndodhet në zonën e Ali Demit, Tiranë. Zyhdi Shehi, një shkrimtar dhe historian i nderuar ka goditur për vdekje me bastun shokun e tij të dhomës, 82-vjeçarin, Virxhil Vesho. Dy të moshuarit vuanin nga skleroza. Shkak i sherrit është bërë krevati i dhomës, ku ata qëndronin. Shehi është arrestuar dhe përpara efektivëve ka deklaruar se Vesho e bullizonte. Në pranga janë vënë dhe dy punonjëset e azilit privat, kryeinfermierja dhe infermierja pasi akuzohen se në momentin që kanë gjetur të moshuarin e vdekur nuk kanë telefonuar policinë e janë përpjekur të fshehin krimin. Mirëpo, përpara autoriteteve, ato janë shprehur se nuk e kishin kuptuar se Virxhil Vesho ishte vrarë nga Zyhdi Shehi, por kishin menduar se ishte rrëzuar dhe kishte vdekur.

Poll

MOS HUMB