U dhunua nga motrat Berisha/ Reagon sërish Klea Prenga: Femër pa vetëbesim, s'ta kam marrë burrin se nuk ke familje

TIRANË- Klea Prenga, vajza 24-vjeçare, e cila u dhunua barbarisht nga motrat, Antonela dhe Mariela Berisha ka reaguar sërish, madje duke publikuar edhe një foto tjetër të fytyrës. Në postimin e radhës, e reja adreson pretendimet se ishte dhunuar për shkak se kishte një lidhje me bashkëshortin e Marielës, ky i fundit i njohur si Mir Pepa. Por në reagimin e saj, 24-vjeçarja thotë se nuk ka hyrë në asnjë familje pasi personi që e ka sulmuar “nuk ka burrë”. Madje jep edhe disa këshilla për motrat Berisha, duke theksuar se të gjithën mund ta kishin zgjidhur së bashku duke komunikuar, e jo duke përdorur dhunë.
Klea Prenga shkruan:
Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë dot të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj që këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh që të qëndroj e fortë, e qetë e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojrat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqëndruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin dhe duke mos u lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë.
Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. Pritet që edhe motrat të japin versionin e tyre lidhur me ngjarjen, por deri më tani dyshohet se arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa. Megjithatë deri tani versionet janë të ndryshme./ZËRI
'Ta kesh mësim...'/ 'I thyen gotën në fytyrë të resë teksa hante, shpallen në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Motrat Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Të dyja akuzohen për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje", e rrezikojnë të dënohen 3-10 vite burg. Antonela dhe Mariela, të dyja personazhe të njohura në rrjetet sociale akuzohen se kanë plagosur me gotë qelqi Klea Prengën, e cila i ka denoncuar publikisht në rrjetet e saj sociale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Pritet që edhe motrat të japin versionin e tyre lidhur me ngjarjen, por deri më tani dyshohet se arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat./ZËRI
DETAJE/ E rrahën dhe i lanë mesazh: Dhuratën e ke nga Mariela Berisha!

TIRANË- Motrat Antonela dhe Mariela Berisha përveçse e kanë dhunuar Klea Prengën duket se i kanë lënë dhe një mesazh që ajo ta kuptojë se nuk kush i ka ardhur kjo gjë. Në SMS-në e postuar nga vetë Prenga në Instagram lexohet: Dhuratën mbrëmë e ke nga Mariela, jo nga Anronela Berisha. Ta kesh si mësim, të mos sh***** lart e poshtë dhe të futesh në familje. Ik denonco njeriun e duhur.

Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.
Dhuna çnjerëzore ndaj Klea Prengës, shpallen në kërkim motrat Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Motrat Mariela dhe Antonela Berisha janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se kanë dhunuar në mënyrë makabre një vajzë të identifikuar si Klea Prenga. Burime zyrtare konfirmuan për ZËRI-n se motrat po kërkohen nga autoritetet që një natë më parë, kur ka ndodhur dhe dhunimi brutal. Ato nuk janë gjetur në banesë.
Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.
Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen policisë

TIRANË- ZËRI ka mësuar se motrat Antonela dhe Mariela Berisha po i fshihen Policisë së Shtetit për të shamngur llogaridhënien për dhunimin e të resë Klea Prenga. Burime për ZëRI-n bëjnë me dije se Prengës i janë marrë deklarimet dhe se efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në kërkim të motrave Berisha që një natë më parë, kur dhe është bërë kallëzimi, por nuk i kanë gjetur. Siç duket, ato janë larguar nga banesat e tyre. Denoncimin e ka bërë vetë Prenga, e cila pamjet e dhunës i ka publikuar dhe në rrjetet sociale.
Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.
PAMJE TË RËNDA/ E reja dhunohet në mënyrë makabre në Tiranë, denoncon me emra: Ma bëri Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Një vajzë e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar motrat Berisha, Mariela dhe Antonela, kjo e fundit e bërë dhe publike për shkak të pjesëmarrjes në ‘Përputhen’ dhe “Big Brother VIP” se e kanë dhunuar në mënyrë makabre duke i lënë plagë shumë të rënda në fytyrë e trup.
Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.
ZËRI i ka shkruar Antonela Berishës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Postimi: (KUJDES, PAMJET JANË SHUMË TË RËNDA)
View this post on Instagram
Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyhet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore. Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti. Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.




