VIDEO/ Me fëmijën në krah, protestuesi përplaset me policinë në Thumanë, djali mbron të atin me dorë

FUSHË KRUJË- Një protestues ka bllokuar sot rrugën në Thumanë, pork a marrë dhe të birin me vete. Me djalin e vogël në duar, ai shihet teksa përplaset verbalisht me një prej efektivëve, të cilit i kërkon ta lërë të kalojë.
Polici e prek në fytyrë me skafandër, ndërsa djali i vogël shihet se afron dorën dhe përpiqet të mbrojë të atin.
Për herë të katërt, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë në protestë në aksin Thumanë Kashar. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugë për vete dhe bizneset e tyre. Protestuesit kanë bllokuar anët e autostradës Thumanë-Kashar.
VIDEO/ Tonin Vocaj mes protestuesve në Thumanë: A dëshiron që të përplasemi?

FUSHË KRUJË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj është mes protestuesve në Thumanë. Në një nga videot, ai shihet teksa përpiqet të negociojë me protestuesit. Qëllimi është nxjerrja e tyre nga rruga në mënyrë që të mbyllet protesta. Me një nga protestuesit, Vocaj bisedon dhe i thotë: A dëshiron që të përplasemi?
Për herë të katërt, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë në protestë në aksin Thumanë Kashar. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugë për vete dhe bizneset e tyre. Protestuesit kanë bllokuar anët e autostradës Thumanë-Kashar.
Protestuesi nga Thumana: I paguajmë vetë shpenzimet, kryeministri të japë lejen për hapjen e rrugës

FUSHË KRUJË- Një protestues që ka dalë sot të bllokojë autostradë Thumanë-Kashar ka parashtruar kërkesat e tij dhe të banorëve të tjerë. Në një prononcim për SYRI TV, protestuesi thotë se ata duhet të kenë akses në rrugë, siç është parashikuar në projektin fillestar.
Ai deklaron për se pavarësisht prezencës së policisë apo dhunës, do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre. Qytetari thotë se janë të gatshëm të paguajnë për punimet, mjafton që kryeministri të japë lejen.
“Ajo ç'ka ne si banorë kemi kërkuar është të zbatohet projekti, projekti në fazën fillestarë të tij ka parashikuar të ketë hyrje-dalje në Fush-Krujë por edhe ne Thumanë. Kto hyrje-dalje që janë parashikuar, janë hequr nga projekti fillestar është bër nje projekt tjetër i ri. Me sa duket projekti është vetëm përfitimi i qeverisë. Nuk është parashikuar që të kenë akses qytetarët e Krujës, Thumanës, Nikles, Fushe-Krujës, ku në total janë rreth 80 mijë banorë. Pra 80 mijë banore përjashtohen nga rruga vetëm të vidhet taksa e rrugës. Ne i kemi parashtruar kërkesat tona tek Ministria e Infrastrukturës dhe tek kryeministri Edi Rama. I kemi kërkuar vetëm të bëhet hyrje dalja me pagesë siç është trau më para dhe në Rinas. Ne i kemi dhënë dhe një zgjidhje që nëse qeveria nuk ka fonde, nuk ka para, jemi vendosur vetë si biznese të paguajmë të hapim rrugën vetëm qeveria të japë lejen,”- u shpreh qytetari.
Për herë të katërt, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë në protestë në aksin Thumanë Kashar. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugë për vete dhe bizneset e tyre. Protestuesit kanë bllokuar anët e autostradës Thumanë-Kashar.
VIDEO/ Me plagë në fytyrë, protestuesi gjakoset në Thumanë

FUSHË KRUJË- Protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit në Thumanë. Në videon e mëposhtme shihet një qytetar që është gjakosur në faqe si pasojë e përplasjes. Nuk dihet se kush e ka qëlluar që i ka shkaktuar plagën në fytyrë.
Ai shihet teksa ecën mes turmës së efektivëve dhe kërkon mbështetjen e protestuesve të tjerë.
"Kapni gurë, gjuni more me gurë,"- dëgjohet të thotë ai.