Aktualitet

Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen policisë

Denoncimin e ka bërë vetë Prenga, e cila pamjet e dhunës i ka publikuar dhe në rrjetet sociale. 

F.m
Dhuna ndaj Klea Prengës, motrat Antonela e Mariela Berisha i fshihen
Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- ZËRI ka mësuar se motrat Antonela dhe Mariela Berisha po i fshihen Policisë së Shtetit për të shamngur llogaridhënien për dhunimin e të resë Klea Prenga. Burime për ZëRI-n bëjnë me dije se Prengës i janë marrë deklarimet dhe se efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në kërkim të motrave Berisha që një natë më parë, kur dhe është bërë kallëzimi, por nuk i kanë gjetur. Siç duket, ato janë larguar nga banesat e tyre. Denoncimin e ka bërë vetë Prenga, e cila pamjet e dhunës i ka publikuar dhe në rrjetet sociale. 

Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut. 

Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.

 

Poll

MOS HUMB