Aktualitet

Agravohet situata nga zjarret në Krujë, helikopteri hedh disa herë ujë dhe niset për në Finiq

Për shuarjen e flakëve, ka ndërhyrë një helikopter, por jo për shumë gjatë.

F.m
Agravohet situata nga zjarret në Krujë, helikopteri hedh disa
Zjarr

KRUJË- 50 hektarë me shkurre e bimësi të ndryshme janë shkrumbuar në Krujë nga zjarri. Vatra është riaktivizuar sot në lagjen Boje të Krujës dhe situata vijon të jetë problematike.

Për shuarjen e flakëve, ka ndërhyrë një helikopter, por jo për shumë gjatë. Helikopteri ka hedhur disa herë ujë dhe është larguar për në Finiq ku zjarri është më masiv.

Ndërhyrja nga toka është e pamundur, për shkak të terrenit të thyer. Në Finiq është djegur Parku Kombëtar.

 

Poll

MOS HUMB