
TIRANË- Një vajzë e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar motrat Berisha, Mariela dhe Antonela, kjo e fundit e bërë dhe publike për shkak të pjesëmarrjes në ‘Përputhen’ dhe “Big Brother VIP” se e kanë dhunuar në mënyrë makabre duke i lënë plagë shumë të rënda në fytyrë e trup.
Vajza i ka postuar pamjet e rënda në Instagramin e saj dhe vihet re se njërën faqe e ka totalisht të çarë, ndërkohë që ka gjak në gjithë trupin. Si duket dhe nga fotot, ajo i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut.
Arsyeja për këtë ngjarje, nisur nga komentet duket se është bërë një marrëdhënie mes të dhunuarës dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, megjithatë nuk është ende e qartë, sepse në një koment, vetë Klea pretendon se nuk i njeh motrat.
ZËRI i ka shkruar Antonela Berishës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Postimi: (KUJDES, PAMJET JANË SHUMË TË RËNDA)
View this post on Instagram
Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme. Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë. Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyhet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time. Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore. Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Do jua çjerr maskën shumë shpejt. Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti. Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend. Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.




