
TIRANË- Kanë 3 ditë që Policia e Shtetit po i kërkon kudo motrat Berisha, por ende nuk i kanë gjetur. Megjithatë situata e rëndë në të cilën janë përfshirë nuk i ka shqetësuar as Antonelën dhe as Mariela Berishën. Pasi gjymtuan me xham në fytyrë një vajzë 24-vjeçarje, dy motrat tregojnë se nuk i vret aspak ndërgjegjia, por mendjen e kanë tek biznesi i tyre.
Vetëm pak orë më parë, të dyja motrat kanë përditësuar faqen e tyre të biznesit duke reklamuar që të dyja veshjet më të reja, duke pozuar pa asnjë shqetësim para kameras. Ndërkohë që prej tyre, Klea Prenga ka marrë një dëmtim të rëndë në fytyrë, që mund të kishte përfunduar shumë më keq për të. Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha i bëjnë "karshillëk" edhe Policisë së Shtetit, që i kërkon prej ditësh.
Ndërkohë që motrat duken të qeta pavarësisht se ngjarja e rëndë ka bërë "namin" në rrjet duke nxitur reagime të shumta, kryesisht kundër tyre. Por duket se asgjë nuk i shqetëson dy motrat, as koha e burgut që mund të shkojë deri në 10 vite.
Çfarë ka ndodhur me motrat Berisha?
Ngjarja ndodhi në një restorant në Tiranë, ku Klea Prenga po darkonte dhe shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një marrëdhënie e nisur mes 24-vjeçares dhe Mir Pepës, partnerit të Mariela Berishës. Pas dhunimit Prenga ka marrë dhe një mesazh ku shkruhet qartë se dhunën e kishte ‘dhuratë’ pikërisht nga Mariela. ZËRI mësoi nga burime zyrtare se policia është vënë në kërkim të motrave, por ato nuk janë gjetur në banesën e tyre. Vetë Klea thotë se nuk ka ndërhyrë mes asnjë çifti pasi personi që e ka sulmuar nuk ka burrë./ZËRI