Qytetërim

‘Tërmet’ në UEFA! Boban akuza të forta: Ceferin po personalizon institucionin

Zvonimir Boban tha se Aleksandër Ceferin ndjek agjendën e tij personale.

D.XH
‘Tërmet’ në UEFA! Boban akuza të forta: Ceferin po
Zvonimir Boban dhe Aleksander Ceferin

GENOVA – Një ‘përplasje’ mes drejtuesve ka ndodhur në UEFA, që ka vënë në pozitë edhe kreun e institucionit, Aleksandër Ceferin.

Mësohet se drejtori Teknik i UEFA-s, legjenda e futbollit Zvonimir Boban ka dhënë dorëheqje dhe ka hedhur akuza të forta në drejtim të presidentit, Aleksandër Ceferin. Boban shprehet se Ceferin nuk mendon për institucionin, por vetëm për veten e tij. Ai shton se Ceferin kërkon të personalizojë institucionin e UEFA-s. Ai përmend faktin se Ceferin do që të ndryshojë statusin, në favor të rizgjedhjes sërish në fund të mandatit, që duhej të ishte i fundit për sllovenin.

“Presidenti i UEFA-s, tek ndryshimi i Statutit, nuk sheh as problem moral dhe as etik. Aleksandër Ceferin dëshiron të vijojë me planet e tij, me qëllim që të rritet vetë profesionlisht. Rregullat janë vendosur që të mbrohen institucionet ndërkombëtare të futbollit, por për fat të keq, ka menaxhim të keq. Ceferin sheh agjendën personale dhe nuk interesohet shumë për fatin e futbollit”, deklaroi Boban.

Kroati Zvonimir Boban shtoi se nuk i bën akuzat për t’u dukur si hero, pasi nuk është vetëm ai që mendon kështu./Fanpage.it - ZËRI/

Poll

MOS HUMB