
SHBA- Dalja e fundit publike e 26-vjeçares Kylie Jenner është bërë virale. Por për arsyet të gabuara. Sipas komentuesëve, multi-miliarderja dukej 20 vjet më e madhe se mosha e saj. Në javën e Modës në Paris, ajo e tërhoqi vëmendjen me fytyrën e saj të “vuajtur”, të moshuar, siç shkruan shumë.
“Ajo është 26 dhe duket si 40 vjeç,”- kanë shkruar komentuesit në videon e saj.
"Ajo duket si një zonjë e pasur, e bukur 45 vjeçare,”- ka shkruar një tjetër. Shumica e komenteve përmendin se ajo duket shumë e lodhur, ndërsa të tjerë pretendonin se e reja kishte pasur probleme me një operacion plastik.
Të tjerët, dolën në mbrojtje të saj.
"Njerëzit vazhdojnë të gjykojnë Kylie Jenner për një arsye ose një tjetër, e kanë ndjekur jetën e saj që kur ishte 9 vjeç, por nuk e kuptojnë se sa shumë ka ndikuar qendra e vëmendjes."
E pashqetësuar nga komentet, sipërmarrësja 26-vjeçare e Kylie Cosmetics shijoi sfilatën e modës së bashku me vajzën e saj Stormi, e cila feston ditëlindjen e saj të 6-të javën e ardhshme./ZËRI