
BREGU I FILDISHTË – Një gazetar i Guardian ka shpërndarë në rrjetin e tij social X një video, ku tregohet kontrolli policor ndaj femrave që hyjnë në stadiume për Kupën e Afrikës. Ngjarja e filmuar ka ndodhur në Bregun e Fildishtë.
Mënyra sesi kontrollon policia gratë ka ngjallur polemika në rrjet. Gazetari Osasu Obayiuwana shpërndau pamjet më 21 janar, që morën më tepër se 280 mijë shikime. “A është në rregull kjo mënyrë kontrolli në Bregun e Fildishtë?”, pyet ai.
Në video duket qartë se policia kontrollon gratë edhe në vendet intime, duke i kontrolluar edhe tek gjoksi. Disa nga komentuesit thanë se kontrolluesja është një femër dhe prandaj kontrolli nuk ka ndonjë problem.
How can the #Ivorian authorities think that this is okay? ???? #TotalEnergiesAFCON2023 cc: @AOuattara_PRCI pic.twitter.com/DzrUVrqIXt
— Osasu Obayiuwana (@osasuo) January 21, 2024
Të tjerët u shprehën se edhe nëse kontrollet u bënë nga një femër, sërish nuk duhej një mënyrë e përshtatshme. Disa nga komentuesit kanë thënë se kanë parë edhe policë meshkuj duke kontrolluar femrat në këtë mënyrë./ZËRI/