
ARABI SAUDITE – Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, modelja argjentinase Georgina Rodriguez ndau disa foto në Instagram, ku ajo shfaq format e saj ‘bombastike’.
View this post on Instagram
Në fotot e fundit të ndara në rrjetet sociale, Georgina thotë se në Arabi ndihet si në shtëpi. “Ndihem si në shtëpi”, shkruan bukuroshja 29-vjeçare.
View this post on Instagram
Georgina ndan shpesh me ndjekësit e saj foto të shumta, që realizon kryesisht në Arabinë Saudite. Ajo merr pjesë dhe në evente të ndryshme që mbahen në shtetin arab. Kjo, pasi bashkëshorti i saj, Cristiano Ronaldo luan tashmë në kampionatin arab me klubin e Al Nassr.
View this post on Instagram
Pavarësisht se shumë lojtarë europianë kanë pasur kritika për kampionatin e Arabisë Saudite, Ronaldo ka qenë ndër të vetmit që ka mbështetur ligën arabe./ZËRI/