
Alkarazi e kaloi pengesën argjentinase, Fakundo Serundolon dhe do të sfidojë Drejpërin (Draper) në gjysmëfinalen e Indian Wells. Spanjolli Alkaraz vijon serinë e fitoreve në turneun ATP 1000 të Indian Wells dhe thellon rekordin personal në historinë e këtij turneu me përqindjen më të lartë të fitoreve. Alkarazi, i përqendruar dhe i vetëdijshëm si pretendenti kryesor i turneut, siguroi jo pa vështirësi një vend në gjysmëfinale pas triumfit ndaj argjentinasit Fransisko Serundolo me rezultatin 6-3, 7-6 (4).
Spanjolli, numri 3 i botës, arriti fitoren pavarësisht kushteve të pazakonta të motit me erëra të forta dhe temperatura të ulëta. Pas fitores me bullgarin Dimitrov në 16-she Alkarazi pranoi se me erëra merr shumë kënaqësi të luajë dhe këtë e konfirmoi edhe ndaj argjentinasit.
Edhe pse spanjolli hasi vështirësi në setin e dytë, me disavantazhin 1-4, realizoi shpejt një seri mbresëlënëse prej 12 pikësh ndaj 2 për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar në tiebreak. Në gjysmëfinale, ai do të përballet me britanikun Xhek Drejpër (Jack Draperë), i cili eliminoi Ben Sheltonin me rezultatin 6-4, 7-5.
Britaniku Drejpër po kalon formën më të mirë të karrierës së tij dhe shënoi suksesin e tij të parë në një gjysmëfinale të një turneu Masters 1000. Tre gjysmëfinalistët, hera e parë e një turneu Masters 1000, Run, Drejpër dhe Alkaraz janë të gjithë të lindur pas vitit 2000, vetëm rusi Medvedev është përfaqësuesi i vetëm i viteve ’90. Një epokë e re po merr formë në tenis!/ZËRI