Qytetërim

Vdekja e Gene Hackman– Kujt ia la pasurinë e tij prej 80 milionë dollarësh?

U bë e njohur edhe përmbajtja e testamentit të gruas së tij, Betsy Arakawa.

k.m.
Vdekja e Gene Hackman– Kujt ia la pasurinë e tij prej 80 milionë
Gene Hackman

SHBA- Zbulohet përmbajtja e testamenteve të Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa. Sipas Daily Mail, aktori fitues i çmimit Oscar ia la pasurinë e tij prej 80 milionë dollarësh gruas së tij, e cila ka ndërruar jetë bashkë me të në banesën e tyre. Është e paqartë nëse ai u la diçka në testamentin e tij tre fëmijëve të tij nga martesa e tij e mëparshme, djalit Christopher Allen dhe vajzave Leslie Ann dhe Elizabeth Jean.

Neglizhenca e mundshme ndaj fëmijëve, nga të cilët ai ishte larguar në të kaluarën, mund të çojë në një mosmarrëveshje ligjore mbi pasurinë e tij. Një avokat që foli për Daily Mail madje deklaroi: Nëse ai do të vdiste i pari dhe ajo (Arakawa) do të jetonte, Lufta e Tretë Botërore do të shpërthente. Fëmijët e tij ndoshta do të ishin çmendur.

Sipas publikimit, Hackman, i cili kishte Alzheimer, duket se ka nënshkruar kopjen më të fundit të testamentit të tij më 7 qershor 2005. Megjithatë, nuk është e qartë se kur u diagnostikua me këtë sëmundje. Sa i përket Betsy Arakawa-s, testamenti i saj parashikon që pasuria e saj do të transferohet në një trust, i cili do t'u shpërndahet organizatave bamirëse.

"Pasuria do të administrohet nga përfaqësuesi im për të mirën e komunitetit, në përputhje me preferencat dhe interesat bamirëse të shprehura ose të treguara nga bashkëshorti im dhe unë gjatë kohës kur kemi qenë gjallë. Të gjitha borxhet e mia të shlyhen sa më shpejt,”-shkruan ajo. Sa i përket sendeve të saj personale, të cilat mund të jenë mobilje, bizhuteri, vepra arti, në testamentin e Arakawa thuhet se ajo i ka shpërndarë sipas një liste të veçantë.

Avokatja Julia Peters është emëruar përmbaruese e të dy testamenteve, megjithëse mbetet e paqartë se si do të shpërndahen pasuritë. Ndërsa lëvizje po bëjnë edhe fëmijët e aktorit. Djali i Hackman, Chris, punësoi Andy M. Katzenstein, një avokat të njohur në Kaliforni.

“Duke punësuar Katzenstein, ai tregon se po përpiqet patjetër të mbrojë interesat e tij. Kjo më tregon se ndoshta do të ketë disa polemika,"-tha një burim që ka parë testamentin.

Po ashtu, koha e vdekjes së çiftit është domethënëse, sepse, pasi sipas ligjit të Neë Mexico, nëse ata do të vdisnin brenda 120 orëve nga njëri-tjetri, vdekjet e tyre do të ishin regjistruar si "të njëkohshme". Por hetuesit zbuluan se Hackman jetoi për shtatë ditë pas gruas së tij. Një faktor tjetër i rëndësishëm mund të jetë data në të cilën janë nënshkruar testamentet ose dokumentet ligjore, sepse sëmundja e Hackman mund të përdoret në gjyq.

"Kjo nuk do të thotë se testamenti i tij është i pavlefshëm, thjesht ka më shumë sfida,"-tha avokati Budager. Gjithashtu duhet parë nëse Hackman dhe gruaja e tij kishin ndonjë marrëveshje para ose pas martesës dhe nëse fëmijët ose përfituesit e tjerë të mundshëm do të kenë pretendime për pasurinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB