
LOS ANGELOS- Me LeBron Xhejms të dëmtuar, Los Anxheles Lejkërs humbi 106 me 126 ndaj Milluokit Baks (Millwaukee Bucks). Humbja e dytë radhazi. Luka Donçiçi i Lejkërsit, në këtë ndeshje, mori të gjitha përgjegjësitë e liderit, duke shënuar 45 pikë dhe 11 ribaunde (rebound), por pa mundur ta shmangë humbjen e dytë për skuadrën e tij.
Nga Milluoki spikati Lillardi me 22 pikë, 6 ribaunde dhe 10 asiste si edhe Antetonkumpo (Antentonkoumpo). Lajmet për rikthimin e Xhejmsit ende janë të paqarta. Lejkërsi në Konferencën Perëndimore renditet e katërta pas Nuggets, që ka 42 fitore ndaj 40 të Lejkërsave. Bucks renditen në Konferencën Lindore renditen po ashtu të katërtit.
Dy konferencat, momentalisht, udhëhiqen nga Klivëlend Kavaljers (Cleveland Cavaliers) në Lindje dhe Oklahoma Siti Thander (Oklahoma City Thunder) në Perëndim./ZËRI