Politikë

“Jam kundër dhunës”/ Sherri mes Demaliajt dhe Gjuzit, kreu i Konservatorëve: Kisha instikt boksieri!

Më tej, analisti shton se nuk dëshiron ta diskutojë më këtë temë, duke u shprehur se është kundër dhunës.

I.F
“Jam kundër dhunës”/ Sherri mes Demaliajt dhe Gjuzit, kreu
Kujtim Gjuzi dhe Ilir Demaliaj

TIRANË- Analisti Ilir Demaliaj ka folur për sherrin fizik mes tij dhe kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzit. Në videon e publikuar, Demaliaj tenton t’I gjuajë Gjuzit, por ndalohet nga kryetarja e degës së PKA në Tropojë, Sanie Hajdarmetaj. Demaliaj gjatë nëj interviste në “Top Channel” ka thënë se sherri nisi pas disa postimeve të bëra nga kreu i PKA në rrjetin social “Facebook”. Demaliaj tregon se Gjuzi i kërkoi të ulej me të, dhe ai u acarua, duke iu përgjigjur “nuk ke lënë gjë pa më shkruar”. Më tej, analisti shton se nuk dëshiron ta diskutojë më këtë temë, duke u shprehur se është kundër dhunës.

“Nuk është ndonjë video për t’u krenuar. Ai ka shkruar disa statuse në llogarinë e tij në “Facebook”, unë nuk i jam përgjigjur se s’kisha pse. E pashë rastësisht aty, më tha ‘ulu këtu’, i thashë ‘unë të ulem me ty që nuk ke lënë gjë pa shkruar?’ U acaruar biseda, tani nuk dua ta diskutoj më. Pishman se pse të vihem unë të atë pozitë. Unë jam kundër dhunës, nuk kishte mirë, nuk kemi pasur më komunikim. Kam marrë shumë telefonata më pas, më shkruan, por dua ta mbyll atë muhabet”, tha Demaliaj.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Kujtim Gjuzi, duke treguar anën e tij të sherrit me analistin Demaliaj. Në një intervistë për “VIP Magazine”, Gjuzi shprehet se në fakt shënjestra nuk ishte ai por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili po mbante një konferencë në hotelin ku ndodhi edhe incidenti.

Më tej, kreu i Konservatorëve ka shtuar se të afërmit e tij janë shqetësuar, madje kanë kërkuar që të hakmerren ndaj Demaliajt, por që janë ndaluar prej tij.

“Papritur në holl kalon ky, s’kishte fare lidhje me mua me atë rast dhe lëshoi një ofendim. Unë e kalova ofendimin me idenë ke noi gjë, hajde fol ne tavolin mos fol në këmbë. Në atë moment ai u largua dhe u ul në një tavolinë aty, nuk e di se me kë ishte, nuk e vura re tavolinën se unë isha me shpinë nga muri. Dhe kur u kthye për së dyti, u kthye më pas u kthye për së dyti në një mënyrë agresive, me fyerje e sharje, normalisht që unë i dhashë një të shtyrë. Aq sa kisha unë mundësi ta shtyja, që të mos kishte konflikt. Por, pastaj kuptohet që supremacia e gjatësisë kam thënë unë ndonjëherë. Por ndërhyri sekretarja për Sigurinë dhe Mbrojtjen, siç thashë që është edhe kryetarja e degës së Tropojës. Është ajo zonja, zonjusha që e mban që të mos kishte konflikt, se jemi në hollin e një hoteli që është i pari jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shqipëri. Pra, nuk deshëm incident dhe në atë moment që ju shihni, unë distancohem për t’i ikur incidentit, ndërkohë që ai vazhdon me fjalë fyese, tenton të më japë një shqelm, por lëvizja ime siç e vini re, i shpëtoi asaj goditje, dhe ndërhynë forcat e sigurisë. Siç e shihni s’kam asnjë goditje, asnjë gjë. Unë mendoj se nuk e kishte me mua, donte të zbehte konferencën e Sali Berishës, kështu e kam informacionin. Unë nuk e prisja, unë e ftova i thashë “ulu”. Dhe vllazëria dhe nipat më thanë do merremi me të, por u thashë jo, se është një përplasje fizike që nuk shkoi në kanosje. Kishte ardhur për dikë tjetër dhe jo për mua. I bëj thirrje nipave të mi të mos bëjnë asnjë lëvizje pa u konsultuar me mua”, tha ai.

Sherri mes kreut të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi dhe analistitit Ilir Demaliaj ndodhi në hollin e një hoteli në Tiranë. Të dy janë gjendur përballë njëri-tjetrit në një prej lokaleve të Tiranës dhe kanë nisur konfliktin fizik. Nga pamjet e publikuara, Demaliaj ndjek Gjuzin në lokal, ndërsa një person i tretë, e cila ishte kryetarja e degës së PKA në Tropojë, Sanie Hajdarmetaj kërkon t’i ndajë. Por misioni i saj përfundon shpejt pasi rrëzohet dhe të dy palët nuk konfliktohen më./ZËRI

Poll

MOS HUMB