
TIRANË- Një konflikt ka ndodhur në një nga lokalet e Tiranës, duke përfshirë edhe ish-deputetin e Kuvendit, Kujtim Gjuzin. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, kreu i Partisë Konservatore është përplasur me Ilir Demaliajn, një analist në disa media.
Të dy janë gjendur përballë njëri-tjetrit në një prej lokaleve të Tiranës dhe për arsye që nuk dihet kanë nisur konfliktin fizik. Siç edhe duket edhe nga videoja e mëposhtme, Demaliaj ndjek Gjuzin në lokal, ndërsa një person i tretë, e cila ishte kryetarja e degës së PKA në Tropojë, Sanie Hajdarmetaj kërkon t'i ndajë. Por misioni i saj përfundon shpejt pasi rrëzohet dhe të dy palët nuk konfliktohen më.
MOMENTI ME VIDEO:
Në lidhje me këtë sherr, ka reaguar vetë Gjuzi duke u shprehur se Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer. Kreu i Partisë Konservatore, është shprehur se analisti e ka fyer atë me fjalë të rënda gjatë kohës që ai shoqërohej me kryetaren e degës së Tropojës, Sanie Hajdarmetaj.
"Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz... më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë,"-tha Gjuzi
Po ashtu, edhe Partia Konservatore në një deklaratë është shprehur se analisti Ilir Demaliaj sulmoi kreun e sja, Kujtim Gjuzin.
Republika e Shqipërisë.
"Partia Kombëtare Konservatore Albania"
Deklaratë.
Sot në Hotel Tirana në HOLL Pritje në tyrzën e tij kryekonservatori Kujtim Gjuzi dhe Sanie Hajdarmetaj kryetare e asamblesë Tropojë u gjetën nën sulmin me fjalë të rënda fyese dhe kanosjen e patronazhistit rilinxas Ilir Binak Demaliaj Haxhiraj.
Ora 11:31
Patronazhisti rilindjes krimit Ilir Demaliaj (Haxhiraj) me dy mbiemra i biri Binakut sigurimsit një kriminel sigurimi i rregjimit gjakatar në diktaturë tentoi të fyejë dhe godasë kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Albania ish deputetin Kujtim Gjuzi. Fjalet fyese, kërcënimet e patronazhistit dhe tentativa për të goditur kryetarin Kujtim Gjuzi hasi në mbrojtjen e kryetarit konservator duke i'u distancuar incidentit. Patronaxhisti ky injorant "psikotrop" pinjoll i shëbimit të dhunës sekrete në diktaturë hasi mbrojtjen dhe rezistencen edhe të Kryetares së Asamblesë Konservatore Albania Znj. Sanie lsuf Hajdarmetaj.
Partia Kombëtare Konservatore falenderon,
Sekretaren për siguri kryetare e asamblesë Tropojë Znj. Sanie Isuf Hajdarmetaj e cila bëri të mundur mbrojtjen nga sulmi fizik mbi kryetarin konservator. Patronazhisti tentoi ta dhunoje Znj. Hajdarmetaj që ishte në shoqërimin e kryetarit Konservator e cila ruajti dhe ndaloi incidentin e patronazhistit IBHD Partia Kombëtare falenderon presidentin H Tirana Administratën e Hotel Tirana zotin Ram Gecaj me prezencën e tij dhe stafit të Sigurisë të Hotel Tirana bënë të mundur shmangien e incidentit të rëndë,”- thuhet në reagim./ZËRI