
TIRANË- Një 29-vjeçare është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka plagosur bashkëshortin e saj me thikë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, 29-vjeçarja e identifikuar me inicialet Xh. S., ka goditur me thikë bashkëshortin e saj për arsye që ende nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit dhe dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit.
I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, - arrestuan shtetasin O. O, 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. - shpallën në kërkim shtetasen Xh. S, 29 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 29-vjeçares./ZËRI