Aktualitet

Skema Kombëtare e Bujqësisë, më 14 prill hapen aplikimet për fermerët

Nëse fermerët janë të paqartë, ata mund të drejtohen pranë Agropikave dhe zyrave rajonale, ku specialistët do t’i asistojnë gjatë gjithë procesit të aplikimit

I.F
Skema Kombëtare e Bujqësisë, më 14 prill hapen aplikimet
Foto ilustruese

TIRANË- Fermerët që duan të përfitojnë nga subvecionet nga shteti mund të bëjnë aplikimet online duke nisur nga dita e hënë përmes portalit e-Albania. Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural informuan se aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025, hapen më 14 prill dhe portali do të qëndrojë i hapur deri më 30 maj.

Në skemë përfshihen 8 masa mbështetje, disa prej tyre janë;

-Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedheve;

-Financim për tufën bazë të matrikulluar të të imtave;

-Mbarështim i bletarisë;

-Subvencion për fara e fidanë;

-Subvencion për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike

Nëse fermerët janë të paqartë, ata mund të drejtohen pranë Agropikave dhe zyrave rajonale, ku specialistët do t’i asistojnë gjatë gjithë procesit të aplikimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB