Qytetërim

Princ Leka u dënua për ‘dhunë në familje’, Partia e Legalitetit: Fushatë për të "asgjesuar" familjen mbretërore, ai është i kulluar

Sipas kësaj force politike, ky vendim është i padrejtë dhe i ndikuar nga motivet politike.

k.m.
Princ Leka u dënua për ‘dhunë në familje’,
Princ Leka II

TIRANË- Një ditë me vonesë, por Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar në lidhje me dënimin e Princ Leka II nga Gjykata e Tiranës. Princi, i akuzuar për dhunë në familje, u gjet fajtor dhe u dënua me 16 muaj shërbim prove, por PLL nuk e sheh kështu. Sipas kësaj force politike, ky vendim është i padrejtë dhe i ndikuar nga motivet politike. Madje deri aty saqë për synim kanë zhdukjen e familjes mbretërore në Shqipëri. Për PLL çështja që u dërgua në Gjykatë është tejet private dhe familjare. Por fakti që u bë mediatike, sipas tyre, lë të kuptohet se për qëllim ka pasur dëmtimin e imazhit të "kulluar" të Princit.

“Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes,”- thuhet nder të tjera.

REAGIMI I PLOTË:

Deklaratë nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekës

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor. Është për t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje të rëndësishme mbi traditën e ndikimeve politike dhe mungesën e paanshmërisë që vijon të karakterizojë disa segmente të sistemit tonë të drejtësisë.

Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes. Ne ngreme shqetesimin se ne kete rast kemi fillimin e nje fushate per te cuar deri ne fund direktivat dhe projektin politik te bandes kriminale komuniste e cila ka marre peng Shqiperine qe me daten 28 Nentor 1944, per asgjesimin te Familjes Mbreterore Shqiptare. Vlen ti kujtojme opinionit te gjere se Princi Leka II, eshte denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist qe ne lindjen e Tij. Pjese e kesaj farse eshte edhe prokurori i rastit qe gjithashtu ka lidhje te forta me regjimin komunist duke qene nje nga pasardhesit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqiperine qe nga viti 1941.

Pra thene me qarte, ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë. PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë. Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin. Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta.

Togat e zeza të Gjykatës së Tiranës e kanë gjetur fajtor Princin për "dhunë në familje”, ndaj kanë caktuar ndaj tij dënimin në 16 muaj shërbim prove. Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, por edhe ky i fundit përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhë dënimi i zbret në 6 muaj e 20 ditë. E vetmja që u shpall e pafajshme ishte Elia Zaharia, ndaj të cilës nuk u gjet asnjë vepër penale.

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë u shoqërua me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihej aktorja, e cila e qëllonte ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mbante në dorë një objekt druri. Palët akuzuan njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendonte se Princ Leka i kishte dhunuar të atin, ndaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Konflikti mes tyre lidhur me këtë çështje mori fund./ZËRI

Poll

MOS HUMB