Aktualitet

Elia Zaharia rrëfen konfliktin me Princin: Jam e lënduar! Çdo gur mbi mua, do i kthehet Lekës

Elia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

f.t
Elia Zaharia rrëfen konfliktin me Princin: Jam e lënduar! Çdo
Elia Zaharia

TIRANË-Teksa tensioni mes çiftit mbretëror vijon dhe tashmë kanë filluar seancat e gjyqit, Elia Zaharia ka rrëfyer arsyet e konfliktit me Princ Lekën. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Milaim Zeka, Elia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Sa i përket videos së dhunës mes çiftit, e cila u bë publike në rrjet dhe media, Elia u shpreh se nuk dëshironte të reagonte ashtu, por përpos statusit u shpreh se dhe ajo është një njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Intervista:

Zeka: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish-presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.

Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore...

Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

Divorci Princ Leka dhe Elia Zaharia

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë është shoqëruar me tensione të shumta mes çiftit, që më pas eskaluan në dhunë fizike. Në një video të regjistruar nga Princ Leka shihet aktorja, e cila e qëllon ndërsa babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një objekt druri. Palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. Përpos divorcit dhe dhuna ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar në gjykatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB