Aktualitet

E mbështolli me qese dhe e hodhi në lumë, gjendet trupi i foshnjës së porsalindur

42-vjeçarja pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë.

f.t
E mbështolli me qese dhe e hodhi në lumë, gjendet trupi i
foto ilustruese

KRUJË-Pak orë pasi nëna 42-vjeçare futi në qese dhe hodhi foshnjën e porsalindur, policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë. Raportohet se trupi është dërguar në morgun e Tiranës.

Nëna e foshnjës Leta Koçi është arrestuar, pasi dyshohet se hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. 42-vjeçarja pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin. Ndërsa i shoqi, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se nuk e ka ditur që e shoqja po priste një fëmijë. Këtë version pretendojnë edhe familjarët e tjerë të Leta Koçit. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB