Aktualitet

Nënat që vrasin foshnjat

Nuk kanë munguar rastet brutale të braktisjes së foshnjave, duke u hedhur nga nënat në kazanët e mbeturinave apo mbytur në ujërat e lumenjve.

f.t
Nënat që vrasin foshnjat
foto ilustruese

TIRANË-Braktisja e foshnjave nga nënat është një fenomen shqetësues në Shqipëri, por nuk kanë munguar edhe rastet brutale të braktisjes së foshnjave, duke u hedhur nga nënat në kazanët e mbeturinave apo mbytur në ujërat e lumenjve. Rasti i fundit tronditës është ai i ditës së sotme, ku një 42-vjeçare është arrestuar se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur. Leta Koçi menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur në lumin e Tapizës. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne. Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Por kjo nuk është hera e parë që nënat, dënojnë të vegjlit e tyre pa bërë asnjë faj.

Që në ditët e para të vitit 2023, në 7 janar një ngjarje shumë e rëndë tronditi Shkodrën. Një foshnje vetëm 4 ditëshe u gjet e mbytur në lumin Kir në vendin e quajtur Postribë. Nëna një 32 vjeçare deklaroi në Polici se nuk kishte pasur mundësi ta mbante fëmijën prandaj e kishte hedhur në ujë. Nëna solli në jetën fëmijën në datën 30 dhjetor 2022 dhe i kishte thënë stafit mjekësor se nuk dëshironte ta mbante foshnjen, por t’ia dorëzonte murgeshave.

Pasi është larguar nga spitali më 4 janar, nëna nuk ka dorëzuar fëmijën në befotrof dhe murgeshat kanë kontaktuar me maternitetin e spitalit. Pasi mësuan se ajo ishte larguar me foshnjën, u interesuan të zbulonin vendndodhjen e saj, pasi nëna kishte dhënë adresë të rremë në spital dhe arritën ta gjenin pas dy ditësh. Pasi qeset u nxorën në bregun e lumit Kir, policia hapi qesen ngjyrë bojë qielli, që ishte lidhur me një tel plastik. Brenda saj ndodhej një batanije ngjyrë qielli, me të cilën ishte mbledhur trupi i pajetë i foshnjës.

Pak muaj më vonë në 8 nëntor të vitit 2023 një foshnje tjetër e sapolindur u gjet e braktisur në parkingun e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë, nga nëna e tij Eglantina Isufi 30 vjeç. Foshnja u gjet nga një banor i pallatit, i cili dhe njoftoi policinë. Foshnja i gjinisë mashkull u gjet e mbështjellë me batanije dhe ishte në një kolltuk në bodrumin e pallatit. Foshnja u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësor, por fatkeqësisht nuk ia doli mbanë dhe ndërroi jetë. Në ekspertizën mjeko ligjore thuhet se foshnja kishte marrë ftohje te rëndë por në disa pjesë të trupit kishte kafshime nga minjtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB