Aktualitet

KRIMI HORROR në Krujë! Lindi fëmijën, pastaj e hodhi me qese në lumë, pasdite 42-vjeçarja u bë keq dhe shkoi në spital

Burime për ZËRI bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka lindur në banesë në mëngjes, por gjatë pasdites ka nisur që të ketë shqetësime, ndaj edhe ka shkuar në spital.

k.m.
KRIMI HORROR në Krujë! Lindi fëmijën, pastaj e hodhi me qese
Pamje nga spitali i Krujës

KRUJË- Një ngjarje horror u zbulua sot. 42-vjeçare Leta Koçi u arrestua pasi lindi fëmijën në banesën e saj, e më pas duke pretenduar se foshnja kishte vdekur, e futi në një qese dhe e hodhi në lumin Tapizë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se 42-vjeçarja ka lindur në banesë në mëngjes, por gjatë pasdites ka nisur që të ketë shqetësime, ndaj edhe ka shkuar në spital.

Por teksa kërkonte kurim, nuk u tregonte mjekëve se sapo kishte sjellë në jetë një fëmijë, duke bërë që bluzat e bardha të lajmërojnë menjëherë Policinë e Shtetit. Por edhe kur ka shkuar në spital dhe e ka marrë në pyetje, ajo sërish nuk ka treguar. Pas disa tentativave, ka vendosur që të zbulojë krimin makabër që kishte kryeer vetëm disa orë më parë. Sipas saj, ajo është e martuar dhe ndaj ka sjellë në jetë fëmijën, të cilin pretendon se nuk e mban mend se ku e ka hedhur. 

Ndërsa familjarët e saj, pretenduan se nuk kishin dijeni se ajo ishte në pritje të një fëmijë. Aktualisht 42-vjeçarja është në Komisariatin e Krujës, ku po merret në pyetje për të mësuar më shumë detaje lidhur me ngjarjen që ka shkuar vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB