Aktualitet

Horrori në Krujë/ E shoqja lindi fëmijën në shtëpi, pastaj e hodhi në lumë, i shoqi: S'e dija se ishte shtatzënë

Ajo pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin.

k.m.
Horrori në Krujë/ E shoqja lindi fëmijën në
Foto ilustruese

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, ajo pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ajo e ka hedhur në lumë, por shton se nuk e mban mend vendin. Ndërsa i shoqi, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se nuk e ka ditur që e shoqja po priste një fëmijë. Këtë version pretendojnë edhe familjarët e tjerë të Leta Koçit. 

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, por ende nuk dihet shkaku se përse e hodhi në lumë foshnjën e porsalindur./ZËRI

Poll

MOS HUMB