Qytetërim

Zyrtarisht ‘single’! Bes Kallaku duhet t’i paguajë Xhensilës 1.500 euro çdo muaj për fëmijët

Kallaku ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës

F.I
Zyrtarisht ‘single’! Bes Kallaku duhet t’i paguajë
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

TIRANË-Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë divorcuar zyrtarisht. Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i japë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen. Aktori ka të drejtë t’i marrë dhe t’i takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavës si dhe 15 ditë për pushime në muajin gusht.

Sipas dokumentit të depozituar në shtator 2024 çifti prej 1 viti nuk jetojnë së bashku dhe krisjet mes tyre kanë filluar 2 vite më parë. Mësohet se martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe mbeti vetëm formale. Pavarësisht zgjidhjes së martesës, mister mbeten arsyet dhe ndarja e pasurisë. 

Kallaku dhe Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës. Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Aktori nuk ka komentuar arsyet e ndarjes, ndërsa këngëtarja është shprehur se vendimi për divorcin është marrë nga ana e saj, për shkak se martesa nuk po funksiononte më, teksa tregoi se forcën e gjeti tek dy fëmijët, Ajka dhe Amen. Myrtezaj u shpreh se mungesa e komunikimit me ish-partnerin e saj Bes Kallakun ishte një arsye pse çoi ata drejt divorcit./ZËRI

Poll

MOS HUMB