Qytetërim

Surprizohet Dua Lipa, gazetarja e “CBS News” i flet shqip: Motra ime shqiptare!

Kjo e surprizoi këngëtaren, e cila vazhdoi të flasë në shqip me gazetaren.

I.F

 

Surprizohet Dua Lipa, gazetarja e “CBS News” i flet shqip: Motra ime
Dua Lipa CBS News Chicago

CHICAGO- Këngëtarja shqiptare Dua Lipa u surprizua gjatë një interviste me një emision në CBS News Chicago. Teksa këngëtarja ishte në një lidhje live, gazetarja e nisi fjalën e saj duke e përshëndetur atë në shqip. Kjo e surprizoi këngëtaren, e cila vazhdoi të flasë në shqip me gazetaren.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon.

Dua Lipa: Përshëndetje.

Gazetarja: Si shkon.

Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni.

Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS Neës në Chicago dhe po praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.

Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.

Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Dua Lipa: Më pëlqen si ide. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB