Qytetërim

Fansat në shok! Justin Bieber i bën unfollow Hailey-t në Instagram, a po divorcohen?

Nuk kaloi pa u vënë re që Justin gjithashtu nuk e ndiqte ish-mentorin e tij Usher, menaxherin e tij Scooter Braun, por edhe babain e Hailey, Stephen Baldwin.

k.m.

 

Fansat në shok! Justin Bieber i bën unfollow Hailey-t në
Justin dhe Hailey Bieber

 

SHBA- Këngëtari i njohur Justin Bieber ka 'shashtisur' fansat e tij me një “unfolloë” që i ka bërë bashkëshortes së tij në Instagram. Sot, fansat zbuluan se këngëtari 30-vjeçar kishte pushuar së ndjekuri gruan e tij duke nxitur zërat se mes tyre mund të ketë ndonjë divorc. Po ashtu, nuk kaloi pa u vënë re që Justin gjithashtu nuk e ndiqte ish-mentorin e tij Usher, menaxherin e tij Scooter Braun, por edhe babain e Hailey, Stephen Baldwin.

Fansat në shok! Justin Bieber i bën unfollow Hailey-t në

Por ka edhe një anë tjetër të medaljes. Ndryshe nga Justin, Hailey është ende duke e ndjekur këngëtarin, ndaj nuk përjashtohet fakti se e gjitha është një strategji. Disa burime thonë për mediat e huaja se çifti aktualisht është me pushime në Aspen, bashkë me djalin e tyre, Jack Blues Bieber.

Hailey dhe Justin Bieber janë përmendur shpesh për divorc, sidomos muajt e fundit. Por deri më tani kanë dalë raportime të rreme. Lidhur me episodin e fundit, ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Justin dhe Hailey./ZËRI

Poll

MOS HUMB