Qytetërim

Çifti mbretëror që përfundoi në dyert e spitalit dhe policisë. Ç’thanë Princ Leka dhe Elia Zaharia për ndarjen

Një ndarje që dukej e qetë, por që nuk paska qenë fare e tillë

E.K
Çifti mbretëror që përfundoi në dyert e spitalit dhe
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Dikur ata ishin një nga çiftet më të pëlqyera që lidhën kurorë me një dasmë madhështore, ndërsa sot Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë përfunduar në dyert e spitalit dhe policisë, pas një konflikti fizik që ka ndodhur dje. Mësohet se babai i aktores Gjergj Zaharia, ka gjuajtur me shqelma ish-dhëndrin e tij, në sy të vajzës së mitur të çiftit.

Të dy ata pranuan pak javë në parë ndarjen, ndërsa princ Leka ka nisur dhe një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi. Kjo situatë duket se nuk është kaluar lehtë nga familja e Elias, pavarësisht qëndrimeve publike që të dyja palët kanë pasur për ndarjen, ku prioritet ishte sipas tyre mirëqenia e vajzës.

DEKLARATA E PRINC LEKËS

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

ÇFARË SHKRUANTE ELIA ZAHARIA PËR NDARJEN

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB