Qytetërim

Muzeut Kombëtar i 'vihet dryni'! Do qëndrojë mbyllur deri në vitin 2028

Nga 15 marsi 2024 deri më 15 mars 2028, Muzeu do e ketë derën e mbyllur për të gjithë vizitorët dhe turistët.

E.K
Muzeut Kombëtar i 'vihet dryni'! Do qëndrojë mbyllur
Muzeu Historik Kombëtar

TIRANË- Muzeu Historik Kombëtar do të qëndrojë i mbyllur deri më 15 mars të vitit 2028. Lajmin e ka bërë me dije vetë Muzeu përmes një postimi në rrjetet sociale ku bën me dije se shkak për mbylljen është bërë rikonstruksioni i tij. Nga 15 marsi 2024 deri më 15 mars 2028, Muzeu do e ketë derën e mbyllur për të gjithë vizitorët dhe turistët.

NJOFTIMI

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Muzeut Kombëtar i 'vihet dryni'! Do qëndrojë mbyllur

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ndërtesa e Muzeut Historik Kombëtar ka një sipërfaqe totale prej 27,000 m2; ka një sipërfaqe ekspozite prej 18,000 m2 dhe një vëllim total prej 81,000 m3. Në mjediset e muzeut ndodhen rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para erës sonë deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Janë rreth 3100 objekte të ekspozuara. Pjesa tjetër e objekteve janë në fonde. Aktualisht, Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: Antikiteti, me 585 objekte; Mesjeta, me 217 objekte; Ikonografia, me 90 objekte (nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 objekte kishtare liturgjike); Rilindja Kombëtare, me 230 objekte; Pavarësia, me 142 objekte e kështu me radhë. Projektimit dhe përmbajtjes së Muzeut Historik Kombëtar iu kushtua një grup pune, i përbërë nga specialistët më të mirë të muzeologjisë, arkeologjisë, historisë, etnografisë, artit pamor dhe restaurimit.

Grupi i punës drejtohet nga personalitete të dalluara si Gani Strazimiri, Koço Miho, Besim Daja, Skënder Luarasi, Valentina Pistoli, Sami Pashallari, Ilia Papanikolla, Robert Kota, Latif Lazimi, Guri Pani, Maksim Mitrojorgji, Magdalena Furxhiu, Odhise Paskali, Kristaq Rama, Shaban Hadëri, Foto Stamo, Fatmir Haxhiu, Guri Madhi, Ndreçi Plasari, Stefanaq Pollo, Kristo Frashëri, Selim Islami, Kleanthi Dede, Ballkize Haxhihyseni, Taqi Miho e shumë të tjerë. Muzeu Historik Kombëtar është një institucion kërkimor shkencor, por ka dhe ambiente arkivore dhe laboratorike, salla ekspozitash të përkohshme dhe salla konferencash./ZËRI

Poll

MOS HUMB