
SHBA- Jeff Bezos sapo u bë njeriu më i pasur në botë pas dy vitesh që vendin e parë ia kishte marrë Elon Musk. Ai është aktualisht në një vend të quajtur "maja e botës" dhe ai thjesht nuk mund të bëhet më i mirë apo më i pasur. Gruaja e suksesshme e biznesit, Anne Hiatt tregoi për përvojën e saj duke punuar me Jeff Bezos.
Në periudhën 2002-2005, ajo ishte asistentja e tij personale, ndaj së fundmi në një intervistë për “CNBS” ajo ka shpjeguar sesi e mori në punë.
"Bezos e nisi bisedën duke premtuar se do të më bënte dy pyetje dhe se e dyta do të ishte një enigmë “argëtuese”. MY tha se donte që të vlerësoja numrin e dritareve në Seattle. Pastaj u ngrit në këmbë, nxori një laps dhe filloi të mbante shënime. Unë u tmerrova për një moment. Pastaj ndalova për t'u qetësuar, duke i kujtuar vetes të mendoja se çfarë e motivoi që të më bënte një pyetje të tillë. Ai dëshiron të shohë si funksionon mendja ime, i thashë vetes,”-kujtoi ajo dhe më pas tregoi se si iu përgjigj kësaj pyetjeje të komplikuar.
Ann e filloi llogaritjen duke rrumbullakosur popullsinë e Seattle në rreth një milion, duke supozuar se secili prej tyre kishte një shtëpi, një automjet, një zyrë ose një shkollë.
"Kemi shqyrtuar të gjithë skenarët, anomalitë dhe mënyrat e mundshme për të shpjeguar përjashtimet. Kisha përshtypjen se biseduam me orë të tëra, ndërsa Bezos shkruante numra në tabelë dhe jam i sigurt se nuk zgjati më shumë se 10 minuta."
Jeff e pyeti se cilat ishin qëllimet e saj në karrierë.
"U përgjigja se kompania Amazon është plot me njerëz pasionantë dhe ambiciozë dhe kjo më motivon. I thashë: Dua të jem si ata dhe të mësoj atë që dinë". Ata kanë njohuri në fushat që unë personalisht dua t'i zhvilloj, kështu që vlera e asaj përvoje është e dukshme, megjithëse duket se devijon nga qëllimi im të jem ai që mëson dikë."
Si përfundim, ajo e fitoi punën./ZËRI