TIRANË- Artisti me famë botërore Kanye West ka tërhequr sot vëmendjen për shkak të një postimi të bërë në platformën muzikore “Spotify”. Teksa lajmëron mbajtjen e koncertit në Tiranë që do të jetë sot në darkë, ai ka ngatërruar vendin se ku do të zhvillohet perfomanca e tij.
Siç duket edhe nga fotoja, reperi i njohur me emrin artistik Ye ka shënuar Turqinë në vend të Shqipërisë, një gabim ky që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të kësaj plaforme.
Kayne West mbërriti mbrëmë në Tiranë ku teksa akomodohej në vendin që do qëndrojë u prit me ovacione dhe brohorima nga fansat.Ai do të mbajë performacën e tij në zonën e Kasharit, në "Eagle Stadium", i cili pritet të ndiqet nga rreth 60 mijë spektatorë./ZËRI