Qytetërim

Franca mposht Marokun, "gjelat" presin biletën për në gjysmë-finale

Me vendin e siguruar në gjysmëfinale, skuadra franceze tashmë po i hedh sytë nga sfida e radhës.

zh.ll
Franca mposht Marokun, "gjelat" presin biletën për në
ekipi francez pas fitores

SHBA- Ashtu si katër vjet më parë në Katar, Franca e mundi përsëri Marokun por këtë herë në çerekfinale. Golat e fitores u shënuan nga Kylian Mbappé në minutën e 60-të dhe Ousmane Dembélé në minutën e 66-të.

Me shumë pak mundësi sulmuese, Maroku mezi regjistroi një gjuajtje drejt portës të enjten, dhe kjo ndodhi në minutën e 82-të, kur ata tashmë po humbnin me dy gola diferencë.

Me këtë fitore, Franca konfirmon aspiratat e saj për titull dhe kthehet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Me vendin e siguruar në gjysmëfinale, skuadra franceze tashmë po i hedh sytë nga sfida e radhës.

Kundërshtari i tyre do të dalë nga ndeshja emocionuese midis Belgjikës dhe Spanjës,  e cila do të luhet këtë të premte, më 10 korrik, në stadiumin e Los Angeles./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB