Qytetërim

Festë për Xhakën! Zvicra në çerekfinale, eleminon Kolumbinë me penallti

Zvicra rikthehet mes tetë skuadrave më të mira të botës për herë të parë që nga viti 1954, teksa përballja e radhës do jetë ajo me Argjentinën.

F.I
Festë për Xhakën! Zvicra në çerekfinale, eleminon
ekipi i Zvicrës

SHBA-Zvicra siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Botërorit duke eleminuar Kolumbinë me rezultat 4-3 në penallti. Koha e rregullt nuk prodhoi fitues dhe as gola, pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet. Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me mundësi të pakta.

Drama u zhvendos te penalltitë. Davinson Sánchez humbi për Kolumbinë duke goditur traversën, por Manuel Akanji nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin pasi e dërgoi topin mbi portë. Më pas, Gregor Kobel priti penalltinë e Cucho Hernández, duke i dhënë mundësinë Rubén Vargas që me goditjen vendimtare të vuloste kualifikimin e Zvicrës.

Zvicra rikthehet mes tetë skuadrave më të mira të botës për herë të parë që nga viti 1954, teksa përballja e radhës do jetë ajo me Argjentinën.

Poll

MOS HUMB