Qytetërim

Ndodh befasia! Egjipti ndëshkon Argjentinën, Messi humbet penalltinë

Lionel Messi pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i lënë të heshtur tifozët argjentinas dhe duke ruajtur epërsinë e “Faraonëve”.

zh.ll
Ndodh befasia! Egjipti ndëshkon Argjentinën, Messi humbet
messi

SHBA- Në një nisje elektrizuese dhe krejtësisht të papritur të ndeshjes, Kombëtarja Argjentinase aktualisht është duke humbur 1-0 ndaj Egjiptit në stadiumin e Atlantës, në raundin e 16-tave të Kupës së Botës 2026.

Ekipi afrikan e befasoi mbrojtjen argjentinase 14 minuta pas fillimit të pjesës së parë falë një goli të mbrojtësit Yasser Ibrahim, duke shkaktuar festime nga tifozët egjiptianë në tribunat e Giorgia-s.

Mundësia për të barazuar rezultatin erdhi shpejt për të besuarit e Lionel Scalonit. Pas 20 minutash, gjyqtari akordoi një penallti për Argjentinën. Lionel Messi pati shansin e artë për të barazuar shifrat, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i lënë të heshtur tifozët argjentinas dhe duke ruajtur epërsinë e “Faraonëve”.

Ekipi kombëtar, kampioni aktual i botës, është në mes të ndeshjes, duke kërkuar të përmbysë pengesën fillestare dhe të sigurojë një vend midis tetë ekipeve më të mira në Kupën e Botës. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër-Kolumbi në çerekfinale./ZËRI

Poll

MOS HUMB