SHBA-Spanja zhgënjen në nisjen e Botërorit, teksa barazoi pa gola ndaj Kepit të Gjelbër. Pritej një ndeshje e lehtë për Spanjën, të cilët vinin si favoritë absolutë në këtë takim, por fusha tregoi të kundërtën. Yamal provoi të ndryshonte ndeshjen në pjesën e dytë, por nuk ia doli. Sfida u mbyll 0-0.
Barazim pati edhe në supersfidën e grupit G në Botëror, ku Belgjika dhe Egjipti ndajnë pikët. Egjiptianët kaluan të parët në avantazh në minutën e 19-të, me një supergol të shënuar nga Ashour. Barazimi i Belgjikës erdhi me një autogol në minutën e 66-të. Në tentativë për të ndalur Lukakun, Hany e dërgoi topin në portën e tij. Rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht rasteve të shumta të krijuara.