
MEKSIKË-Botërori 2026 ka dhuruar surprizat e para të edicionit, pasi Zvicra është ndalur në një barazim të paparashikuar 1-1 përballë Katarit, një prej ekipeve që cilësoheshin si më të dobëtit e turneut. Skuadra zvicerane dominoi në ndeshje dhe gjeti avantazhin me anë të penalltisë.
Por kur dukej se gjithçka po shkonte drejt fitores për Zvicrën që do merrte vendin e parë, një goditje me kokë e Khoukhi në minutat shtesë të ndeshjes, vendosi baraspeshën dhe vulosi barazimin 1-1 që lë gjithçka në ekuilibër në Grupin B të turneut.
Edhe dueli mes Brazilit dhe Marokut nuk prodhoi fitues. Sfida e grupit C në Kupën e Botës, u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë foli më shumë për marokenët, ndërsa e dyta për brazilianët. Maroku e nisi ndeshjen agresiv dhe gjeti avantazhin në minutën e 21-të me Saibari. Sulmuesi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Brahim Diaz. Pas këtij goli, Brazili reagoi dhe gjeti barazimin me Vinicius në minutën e 32-të.