TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj Monika Kryemadhit dhe ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë për shkak të bojkotit të avokatëve. Pas shtyrjes, Kryemadhi ka reaguar për mediat në lidhje me situatën e krijuar, duke e quajtur qesharake, pasi u shpreh se në seancën e kaluar u ishte komunikuar se procesi do të vijonte pa praninë e avokatëve
Sipas Kryemadhit, procesi po i cënon të drejtën për t'u mbrojtur, duke shtuar se është në fazën e parashtrimeve dhe nuk ka nevojë për avokat.
“Ne në seancën e kaluar na u njoftua se do vazhdojmë mbrojtjen pa avokat. Duke qenë se jemi në fazën e parashtrimeve nuk kam nevojë për avokat. Edhe prezenca e avokatëve, por jo me pelerinën e avokatëve që tregon se është krijuar një ngërç në këtë sistem, sepse është një vendim i marrë nga një grusht njerëzish dhe jo nga të gjithë avokatët. Gjykata pretendon se ka një vendim gjykatë, por kjo nuk i është bërë e njohur avokatëve. Por kjo nuk më intereson. Mua më intereson që ky proces po më shpërdoron të drejtën e mbrojtjes. Më ke vendosur me ligj për të më mbrojtur një avokat dhe ky avokat nuk i do qejfi të vijë. Ndërkohë nuk më le as të mbrohem vetë. Kjo krijon një lloj destabiliteti edhe ligjor në marrëdhëniet mes qytetarëve dhe avokatëve. Ne kemi ndërtuar një reformë në drejtësi që presim të mbrojmë qytetarët, por në fakt nuk i mbrojmë qytetarët. Sa qesharake aq e dhimbshme është. E kam thënë që kjo do durim”, tha Kryemadhi./ZËRI