Politikë

VIDEO/ Deputeti i PD fyen protestuesit e Arlind Qorit: Plehra, o plehra!

Këta të fundit ishin mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik. Në debat dëgjohet deputeti i PD për Shkodrën që i thotë një aktivisti, “hajde këtu, rrugaç, plehrë”.

E.K
VIDEO/ Deputeti i PD fyen protestuesit e Arlind Qorit: Plehra, o plehra!
Helidon Bushati

TIRANË- Një debat i fortë është regjistruar jashtë Kuvendit teksa deputetët po futeshin në sallë për të ndjekur punimet e kësaj të hëne. Ka qenë deputeti demokrat Helidon Bushati ai që u përfshi në një debat me fjalor rruge me aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”.

Këta të fundit ishin mbledhur jashtë Kuvendit për të protestuar për minimumin jetik. Në debat dëgjohet deputeti i PD për Shkodrën që i thotë një aktivisti, “hajde këtu, rrugaç, plehrë”.

Debati:

Helidon Bushati: Plehra, s'keni turp, po na tregoni ju pazarin, skeni turp.

Aktivistët në grup: Hajdut, hajdut.

Helidon Bushati: Cili është ai fytyrë qen, ik or qelbësirë, qelbësirë, hajde ndonjëri këtu, s'keni turp. Bëni poshtërësira.

Aktivisti: Vjen këtu dhe bën si arrogant. Si e ke emrin ti? Nuk të njeh as lagjia jote dhe je deputet. Je hajdut /Zëri

Poll

MOS HUMB