Politikë

Bujqësia fut në 'sherr' Braçen dhe Korreshin! Deputeti i PD: Kush i ka "rruajtur lekët" e naftës

Korreshi pyeti se ku shkojnë tollonat e naftës dhe pse u shpërndanë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij bujqësia sot është në ditën e saj më të zezë.

E.K
Bujqësia fut në 'sherr' Braçen dhe Korreshin!
Erion Braçe dhe Saimir Korreshi

TIRANË- Ka nisur me debate dhe tensione seanca e sotme plenare. Në “përplasje” u përfshinë dy deputetë e qarkut të Fierit, demokrati Saimir Korreshi dhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Shkak për “sherrin” mes tyre u bënë investimet në bujqësi dhe shpërndarja e naftës për fermerr fermerët.

Korreshi pyeti se ku shkojnë tollonat e naftës dhe pse u shpërndanë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij bujqësia sot është në ditën e saj më të zezë.

Saimir Korreshi: Nuk po i shesin dot as grurin dhe as misrin. Fermerët po bëjnë vetëm selfie në toka. Prapë se prapë nuk po e shesin dot as grurin dhe as misrin. Për të ndihmuar më tej, po përmend disa emra. Dua të rikujtoj se grurin e kemi në magazina. Iku gruri erdhi misri. Më pyesin nga Lushnja, kush i mori subvencione, por atyre që i mori era serat. Keni shkuar t'i pyesni? Si ka mundësi që Lushnja nuk ka një laborator, po shkojmë Fushë Krujë të bëjmë analizën e tokës. Tollonat e naftës pse u ndanë 2 ditë para zgjedhjeve. Pse nuk e kanë marrë një pjesë tollona nafte? Bujqësia vërtetë nuk është breshër, por është në ditën e saj më të zezë. Iu çoj unë në çdo tokë.

Në përgjigje të kolegut demokrat, Erjon Braçe ngriti aludime me atë që ai e çuan “karteli i grurit”. Sipas tij problemi fillon tek Unaza e Lushnjes e përfundon tek PD-ja zyrtare.

Erion Braçe: Meqë u more me mua, mund të të tregoj edhe ndonjë gjë tjetër unë ty. Ka në këtë sallë socialistë më shumë se demokratë. Fenomenet klimatike nuk kanë lidhje me qeverinë. Kur njëri në këtë sallë merrte shalqirin dhe i fuste kastravecin brenda, unë flisja për ndryshimet klimaterike. Po, ka një problem me grurin. Me kartelin e grurit. Që fillon tek Unaza e Lushnjes deri tek PD-ja zyrtare. Po nuk u shpërble ai kartel, kështu do të vazhdojë.

Deputeti Saimir Korreshi kërkoi komision hetimor për të zbuluar se kush i ka "rruajtur lekët” e naftës.

Saimir Korreshi: Meqë mu referove si deputet i Divjakës, tek këneta e Karavastasë ka 2 vjet që po rruhen lekët. Mirë është, ne kemi kërkuar Komision hetimor. Të vijë dhe ta vërtetojë ministrja kush ka marrë naftë dhe kush jo. Po deshët me emra hajde flasim. Unë kërkoj Komision Hetimor për të zbuluar se kush i ka "rruajtur lekët"./Zëri

Poll

MOS HUMB