
KROACI- Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kroacisë, Edi Rama dhe Andrej Plenkoviç, i kanë dërguar një ftesë kryeministrave të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Perëndimit për të marrë masa ndaj Serbisë. Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb, tha në një konferencë për shtyp se në një Banjskë, agresioni i forcave të armatosura, ishte po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.
“Kemi një krim, vrasjen e një punonjësi policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer,”- tha Rama, ndërsa Plenkoviç beson se këto lëvizje nuk mund të mbetet pa përgjigje, duke shtuar se vendimi i Beogradit duke shpallur ditën e zisë, pothuajse nënkupton identifikimin me sulmin. Por deklaratat nuk kanë kaluar thijeshtë nga mediat serbe.
"Blic" kishte reagimin më të ashpër, duke e konsideruar si "të turpshme" deklaratën që bëri kreu i qeverisë shqiptare. Megjithatë disa media të tjera bënë një raportim të thjeshtë të deklaratës së dhënë një konferencë për shtyp.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. Pritet që të dorëzohet dhe të merret nën hetim, ndërkohë vila e tij në Kosovë është kontrolluar për prova. Teksa Kosova shpalli një ditë zie për oficerin e vrarë në krye të detyrës, edhe Serbia uli flamurin në gjysmë-shtizë më 27 shtator, duke 'nderuar' 3 të vrarët në Banjskë./Zëri.ai