Politikë

Abuzimi me fondet e IPARD II/ Opozita vë në 'shënjestër" Ilir Beqajn! 'Plas sherri' tek Ligjet

Ndërkohë deputetja Jorida Tabaku e pyeti nëse kishte dijeni për hetimet e kryera nga OLAF për korrupsionin me fondet e IPARD II. Ndërkohë ish-numri një i shëndetësisë tha se nuk është në dijeni, pasi nuk informohet për lëvizjet dhe hetimet që kryen OLAF. 

E.K
Abuzimi me fondet e IPARD II/ Opozita vë në
Ilir Beqaj

TIRANË- Është zhvilluar me tensione dhe debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve këtë të hënë ku po diskutohej marrëveshja me Bashkimin Europian, në lidhje me programin vjetor IPA. I pranishëm ishte ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ky i fundit në cilësinë e Kordinatorit Kombëtar që mbronte projektligjin.

Deputetët demokratë, Dhurata Çupi dhe Asllan Dogjani u shprehen se është jashtë logjike që Beqaj të mbronte një projektligj të Bashkimit Europian për aq kohë sa është nën hetim nga SPAK për aferën e sterilizimit. Ndërsa Saimir Korreshi u largua nga mbledhja.

Dhurata Çupi: SPAK është plot me ministra, zëvendësministra, me deputetë, me Sekretarë të Përgjithshëm. Sërish ju bëni karshillëk, sillni këtu vjedhjen e radhës. Fondet e BE-së për bujqësinë sot po hetohen në SPAK. Të gjithë deputetët e mazhorancës kanë përfituar nga ato fonde. Turp.

Asllan Dogjani: Është sfidë morale dhe presion që i bëhet SPAK-ut, fakti që Ilir Beqja vjen dhe mbron këtu një nisëm të Bashkimit Europain. Ilir Beqja është në SPAK për korrupsion.

Ndërkohë deputetja Jorida Tabaku e pyeti nëse kishte dijeni për hetimet e kryera nga OLAF për korrupsionin me fondet e IPARD II. Ndërkohë ish-numri një i shëndetësisë tha se nuk është në dijeni, pasi nuk informohet për lëvizjet dhe hetimet që kryen OLAF. 

Jorida Tabaku: Jeni në dijeni se OLAF ka ardhur disa herë për hetime, në shkurt, në mars, në korrik?

Ilir Beqaj: Jo, nuk informohem asnjëherë. Kur OLAF vjen, trupën e parë që i vëmë në dispozicion është inspektimi financiar në Ministrinë e Financave. Nuk kemi asnjë informacion, as kur vijnë as çfarë bëjnë.  Unë si IPA nuk kam raport zyrtar nga OLAFI. Kam një komunikim në CC të mesit të korrikut për ngritjen e një pagese, kam një komunikim në fund të korrikut në përgjigje të komunikimit tonë të parë, dhe një në fund të shtatorit.

Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD II. Këto fonde përdoren për investimet në bujqësi dhe mbështetjen e projekteve financiare në këtë sektor. Kjo pasi OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) ka nisur hetime për abuzime dhe korrupsion me këto fonde. Pezullimin e përkohshëm të fondeve të IPARD e ka pranuar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila sqaron se programi nuk është ndërprerë dhe se procedura hetimore është normale. Nga ana tjetër opozita prej kohësh ka vënë në “shënjestër” ministren e Bujqësisë për skandalin. Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare./Zëri

Poll

MOS HUMB