
ELBASAN – Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Elbasanit, Matilda Fatau, u mandatua këtë të hënë nga të gjithë anëtarët e trupës gjyqësore të kësaj gjykate, për të qenë në krye të saj.
Fetau është votuar në mënyrë unanime nga kolegët, duke iu besuar drejtimi i institucionit për vitet e ardhshme.
Më datë 29 maj, Fetau është përballur edhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore, u dëgjuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.
Komisioni shpalli në atë kohë vendimin për të konfirmuar në detyrë gjyqtaren Matilda Fetau. Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Elbasanit. Prej asaj kohe, ushtron funksionin e saj.
Karriera profesionale e Matilda Fetaut:
2005-2009- Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
2012-2015 – Studimet në Shkollën e Magjistraturës
2014-2016 – Magjistrate pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
09.06.2021 – Zv kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
02.10.2023 – Kryetare e zgjedhur e Gjykatës së Elbasanit./Zëri.ai/