Politikë

U dënua për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla lirohet nga burgu

Alla u dënua me dy vite burg nga SPAK për vepren penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërndorim të detyrës

I.F
U dënua për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Bulqizës,
Lefter Alla

BULQIZË- Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin e tij.

Alla u dënua me dy vite burg nga SPAK për vepren penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërndorim të detyrës. Allës gjithashtu nuk i lejohet që për 5 vite të ushtrojë funksione publike.

Bashkë me Allën u arrestuan nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani "BOE England", e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës.

Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, "OE 2AF Albania shpk", lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Ndaj Lefter Allës, rëndoi akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB