
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Lefter Alla. Shkak është bërë një kërkesë e avokatit të Allës që kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lala. Alla ka apeluar vendimin e GJKKO-së. Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Lefter Alla u vu në pranga pasi ndaj tij rëndojnë dy akuza "shkelje të barazisë në tendera" dhe "shpërdorim të detyrës". Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani "BOE England", e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, "OE 2AF Albania shpk", lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit./ZËRI