
TIRANË- Albert Zaja dhe Hektor (Tori) Xheçuka ishin një dyshe që bashkëpunonin për vrasje, kështu të dy së bashku kanë vrarë edhe Shkëlzen Kastratin. Porosia ishte bërë nga Gentjan Binjaku. I përfshirë në këtë ngjarje rezulton që të jetë Gentjan Binjaku, por edhe persona të tjerë të paidentifikuar. Në fakt, objektivi nuk ishte viktima, Shkëlzeni, por Kelmend Kastrati, por mesa duket kësaj herë Xheçuka dhe Kelmendi gabuan objektivin e tyre.
"Ne daten 1 shkurt 2021, pas vrasjes se kryer, Albert Zaja komunikon me Gentjan Binjakun dhe i thote qe shoku i tij qe personi qe kane vrare nuk eshte ai qe ka kerkuar Gentjan Binjaku. Ai i dergon mesazhet "...Ca bon vlla si je...Vlla njerzi...Po me thot shoku nuk osht ai...Per son po ket me kan tregu...Tu dhe ate dit e pash me toyoto te vogel,jo ky tha po ky me benzin...Dhe ikam nejt nje jav tu epa...Se di vlla...Ket me kan tregu... E kam ndiek mire prei lokali, prei ke rrethi der ke rrethi tieter atie ku ka ndodh, e kam pa mire ne surrat, i kam dale anash pastai kemi vepru se sqellohet ne popull ...". Ne oren 15:12:48 Gentjan Binjakun pyet nje perdorues i paidentifikuar se cili eshte personi qe u vra ne Fier dhe Gentjan Binjaku i pergjigjet "...nje nga ata mq... ".
Këtu nisin problemet për Zajën. Me datë 3 shkurt 2021, Ervis Martinaj i shkruan Albert Zajës dhe i thotë që të pastrojë shtëpinë dhe të heqë sendet e paligjshme me urgjence, epo ashtu edhe të fshehë makinen Audi me targe 619 pas do ta arrestojnë.
"Duhet ta kishe hequr makinën Audi dhe i tregon se i kishte te gjitha mundesite per t'i shpetuar arrestimit."
Edhe pse viktimë sot, 40-vjeçari me origjinë nga Kukësi ishte një emër i njohur për Policinë e Shtetit, për shkak të vëllait të tij. Klement Kastrati, i vëllai i viktimës, i dënuar për plagosje dhe gjobëvënie në Belgjikë, rezulton si i përfshirë në një sagë hakmarrjeje me familjen Binjaku. Në vitin 2016, ai i shpëtoi një atentati në vendin e njohur si Ura e Mbrostarit, ku humbi jetën shoku i tij, Denis Kasaj dhe hetimet u fokusuan pikërisht tek kjo përplasje. Mirëpo duket se familja Binjaku e kishte vendosur, me çdo kusht donte vrasjen e Klementit, por që nuk e arritën. Tashmë kur kanë kaluar 4 vite nga vrasja në Sheq të Madh, mes familjeve nuk ka pasur më asnjë përplasje./ZËRI