Aktualitet

300 mijë euro për 'kokën' e "Doqjes", + 50 për çdo krah që do i këputej/ PAZARI i Martinajt për 'të fortin' e Vlorës

Vetëm se në këtë rast lista ishte e palimituar pasi kishte ndërmend që të eliminonte çdo person tjetër i vinte në ndihmë "Doqjas".

k.m.
300 mijë euro për 'kokën' e "Doqjes", + 50
"Doqja"

TIRANË- Probleme, Ervis Martinaj nuk kishte vetëm me klanin Duka, por edhe me personazhe të tjerë të botës së krimit. Në shënjestrën e tij kishte edhe Armando dhe Fatmir Hysenin, ky i fundit, i njohur si "Doqja". Për eliminimin e tyre ka bashkëpunuar me Viktor Imerajn dhe Satilno Bashën, por edhe me persona të tjerë për t'i ekzekutuar. Vetëm se në këtë rast lista ishte e palimituar pasi kishte ndërmend që të eliminonte çdo person tjetër i vinte në ndihmë "Doqjas". Edhe për të, Ervis Martinaj kishte krijuar bindjen se kishte bashkëpunuar me Leonard Dukën për të vrarë Santiago Malon, ndaj për kokën e tyre jepte 250 000 - 300 000 euro.

"Viktor Imeraj i dergon nje fotografi personi duke i shpjeguar qe eshte djali ; xhaxhait Iii "Doqes" (Fatmir Hyseni) dhe nii momentin qe largohet policia do tii mbarojmii pune (do ta vrasim). Shtetasi Viktor lmeraj i shpjegon qe ky ishte personi qe e ndihmon per cdo gje "Doqen"; dergon para dhe ben levizje per ate. Ervis Martinaj i shkruan qe na duhet patjeter por vetem me kujdes."

Përsipër "punën" ia mori Viktor Imeraj, të cilit i dha automjete dhe armatim, madje në disa raste edhe e "furnizon" me informacione të siguruara nga lidhjet e tij me Policinë e Shtetit që të mos e kapte Policia. 

"I dyshuari punonjes policie i kerkon qe ta lajmeroje Viktorin qe te zhduket sepse po kerkojne qe ta arrestojne dhe te bej kujdes se eshte ne pergjim."

Këtë e bënte pasi Imeraj i duhej jashtë për të vrarë kundërshtarët e tij. Por me datë 7 dhjetor 2020, Viktori arrestohet për vrasjen e Vajdin Lamaj.

Me kalimin e kohës, Martinaj e rriti pazarin e tij me të porositurin e dytë, Satilno Bashën, pasi nëse jepte 300 mijë euro për Fatmir Hysenin, për çdo person që do të kishte lidhje me të dhe që do të ekzekutohej, do shtonte nga 50 mijë euro. 

"Basho i shkruan qe neser mund te kapim ate biseduam sepse kemi informacion. Satilno Basho i tregon qe ne momentet qe po shkruan eshte me personat qe do te kryejne vrasjen e "Doqes" (Fatmir Hyseni) dhe pyet Ervisin sa do te paguaj per vrasjen e tij. Ervis Martinaj i shkruan qe do tu jape 250 kur tefutet "Doqja" ne toke edhe 50 shtese per kedo qe eshte me te. Satilno Basho i shprehet qe do te njoftoj perpara se te dale ne televizjon dhe eshte organizuar me 6 persona, me dy makina dhe 4 gryka zjarr, te gjithe kallash me qyt metalike. Ervis Martinaj i shprehet qe rendesi ka qe te dale me sukses sepse nese shpeton na humbet dhe nuk e kapim dot me."

Në bisedë, nga burgu angazhohet edhe Emiljano Shullazi. 

Fatmir Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqja” dhe ka një të kaluar kriminale pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”. Viktori ka qenë daja i Edison Harizaj, (Faqedjegurit), i cili gjithashtu u vra në Durrës, në vitin 2018 bashkë me Genti Cacin. Për këtë ngjarje nuk ka autor, por ka dyshime se mund të jetë porositur nga një grup kriminal në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB