
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar përfundimisht me 3 vite burg Lefter Allën, ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar Alla përfundimisht do të vuajë dënimin me dy vite heqje lire. Alla akuzohet për vepren penale të shkelje te barazisë në tendera dhe shpërndorim të detyrës. Vendimi nuk ndryshoi edhe për përsonat e tjerë të përfshirë.
Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani "BOE England", e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, "OE 2AF Albania shpk", lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Ndaj Lefter Allës, rëndon akuza “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” rëndon ndaj Enkeleda Lleshit, Rubin Kolës, Arsen Gjokës, Leonard Daçit, Kujtim Zogut dhe Denis Xholit./ZËRI